Statistika Shqetësuese, për 24 orë 74 aksidente, 1292 tiketa trafiku e 28 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 74 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 32 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 42 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1292 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 28 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.