Shqetësuese, për 24 orë 62 aksidente, një prej tyre me fatalitet

13.11.2021

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndodhur 62 aksidente, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fataliet. Ndërsa 21 aksidente të tjera përfunduan me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,585 tiketa trafiku për të […]

Shqetësuese, për 24 orë 62 aksidente, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndodhur 62 aksidente, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fataliet.

Ndërsa 21 aksidente të tjera përfunduan me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,585 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.