Shqetësuese, për 24 orë 50 aksidente, një me fatalitet

10.01.2022

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente. Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 19 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 30 të tjera […]

Shqetësuese, për 24 orë 50 aksidente, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente.

Fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 19 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,235 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 15 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.