Shqetësuese, për 24 orë 125 aksidente, mbi 1,500 tiketa trafiku e 28 të arrestuar

14.08.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 125 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 42 aksidente kanë […]

Shqetësuese, për 24 orë 125 aksidente, mbi 1,500 tiketa trafiku e 28 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 125 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 42 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 83 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,520 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë periudhë kohore janë arrestuar edhe 28 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre persona janë në vuajtje të dënimit.