Shqetësuese, mbi 50 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

21.08.2019

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku. Policia e Kosovës bën të ditur se 26 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 33 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 394 tiketa trafiku për shoferët […]

Shqetësuese, mbi 50 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë Foto: Policia e Kosovës

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku. Policia e Kosovës bën të ditur se 26 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 33 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 394 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë arrestuar edhe 41 persona, 22 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 5 në vuajtje të dënimit.