Shqetësuese: Brenda 5 ditëve, 381 aksidente në Kosovë

Shqetësuese: Brenda 5 ditëve, 381 aksidente në Kosovë
Çlirim Gashi

03.08.2019 / Kronika

Çdo ditë e më shumë po rritet numri i aksidenteve në Kosovë, sidomos këto dy muajt e fundit për shkak të mërgimtarëve ka më shumë vetura në komunikacion dhe po shkaktohen aksidente.

Vetëm pesë ditë të fundit (29 Korrik, 30 Korrik, 31 Korrik, 1 Gusht, 2 Gusht) Policia e Kosovës njoftoi se në vendin tonë ndodhën 381 aksidente.

Këto të dhëna janë nxjerr nga SuharekaOnline në bazë të raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës gjithmonë po apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak që t’i shmangim aksidentet e mos të ndodhë edhe ndonjë fatkeqësi tjetër.

Raportet e Policisë për këto data:
29 Korrik: 54 aksidente, ku 20 prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 34 aksidente ishin me dëme materiale;
30 Korrik: 97 aksidente, ku 31 prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 66 aksidente ishin me dëme materiale;
31 Korrik: 72 aksidente, ku 27 prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 45 aksidente ishin me dëme materiale;
1 Gusht: 74 aksidente, ku 28 prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 46 aksidente ishin me dëme materiale;
2 Gusht: 84 aksidente, ku 32 prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 52 aksidente ishin me dëme materiale;

Po ashtu edhe gjobat e trafikut nuk janë duke pasur efekt tek vozitësit, aksidentet janë ende shqetësuese.

RAPORTO