Shqetësuese, 66 aksidente e mbi 50 persona të arrestuar vetëm në 24 orët e fundit

04.12.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 66 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 26 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme […]

Shqetësuese, 66 aksidente e mbi 50 persona të arrestuar vetëm në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 66 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 26 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1310 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 53 persona, ku 43 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy tjerë në vuajtje të dënimit.