Shqetësuese: 115 aksidente e mbi 1300 gjoba për 24 orë

Shqetësuese: 115 aksidente e mbi 1300 gjoba për 24 orë

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 115 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, ndërsa 40 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 75 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1335 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë arrestuar 31 persona.

Bëhet e ditur se pasi u arrestuan personat në fjalë, 22 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO