Shirokë, lëndohet një 44 vjeçar në vendin e tij të punës

Shirokë, lëndohet një 44 vjeçar në vendin e tij të punës
Eurolinda Zenelaj

30.03.2021 / Kronika

Rastet kur punëtorët në Kosovë lëndohen në vendet e tyre të punës janë të shpeshta.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën edhe në Komunën e Suharekës, saktësisht në Shirokë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thën se dje rreth orës 17:50 një person i moshës rreth 44 vjeç, i cili ishte duke punuar në kompleksin “Theranda e re” aksidentalisht është lënduar.

Ai tutje bëri të ditur se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, ku është duke u trajtuar ende dhe se gjendja e tij momentalisht është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Osmanollaj ka thën se rasti në polici është hapur si ”Lëndim aksidental”.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit