Raporti i Policisë Shirokë: Katër persona ja marrin veturën parasyve

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një qytetari nga fshati Shirokë katër persona ia marrin veturën parasyve.

Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se përderisa ishte në një lokal kanë ardhur katër persona të panjohur dhe ia kanë marrë çelësat e veturës e më pas janë larguar me veturë të ankuesit.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 11:00 të ditës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.