Shirokë: Iniciohet rast ndaj pronarit të një restauranti, organizoi një aheng

14.08.2020

Megjithë rritjen enorme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit, kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni. Kështu të enjten rreth orës 22:50 një rast i tillë është inicuar në Shirokë ndaj pronarit të një restauranti. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi […]

Shirokë: Iniciohet rast ndaj pronarit të një restauranti, organizoi një aheng Foto: Ilustrim

Megjithë rritjen enorme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit, kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni.

Kështu të enjten rreth orës 22:50 një rast i tillë është inicuar në Shirokë ndaj pronarit të një restauranti.

Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar në restorantin e tij, shkruan SuharekaOnline.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.