Shifra shqetësuese, për vetëm 5 ditë, ndodhën mbi 260 aksidente trafiku në Kosovë

04.09.2021

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion. Edhe pse numri i aksidenteve në vendin tonë ka filluar të shënoj rënie, por përsëri një numër i tillë po cilësohet si shqetësuese. Në çdo raport ditore janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës […]

Shifra shqetësuese, për vetëm 5 ditë, ndodhën mbi 260 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Edhe pse numri i aksidenteve në vendin tonë ka filluar të shënoj rënie, por përsëri një numër i tillë po cilësohet si shqetësuese.

Në çdo raport ditore janë të regjistruar mbi 50 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 10 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 46 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 269 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka mbledhur statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 30 Gusht deri më 3 Shtator.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
30 Gusht5701740
31 Gusht5611540
1 Shtator4701433
2 Shtator5302330
3 Shtator5601046
TOTAL269179189