Shifra alarmante, vetëm për 3 ditë 180 aksidente trafiku

Shifra alarmante, vetëm për 3 ditë 180 aksidente trafiku
Çlirim Gashi

10.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.

Për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente fatale dhe kanë humbur jetën 42 persona, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj të rris prezencës policore në trafik si dhe ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë kundërvajtësve.

Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës në vazhdimësi APELON te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.

LEXO EDHE:  Për 24 orë 38 aksidente, mbi 1600 gjoba të shqiptuara e 21 persona të arrestuar

Në çdo raport ditor të Policisë së Kosovës janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 20 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre tre ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 180 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 6 qershor deri më 8 qershor.

Më 7 qershor është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 80 aksidente, asnjë fatmirësisht me fatalitet ndërsa 27 me persona të lënduar dhe 53 me dëme materiale.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
6 Qershor4922126
7 Qershor802753
8 Qershor512031
TOTAL180268110
RAPORTO