Shifra alarmante, vetëm gjatë muajit janar 10 të vdekur në aksidente trafiku

Shifra alarmante, vetëm gjatë muajit janar 10 të vdekur në aksidente trafiku
Çlirim Gashi

09.02.2021 / Kronika

Gjendemi në stinën e dimrit, ku ftohti e ngricat mbizotërojnë në këto muaj, e për këtë Policia e Kosovës ka bërë thirrje të vazhdueshme që ngasësit e automjetëve të shtojnë kujdesin në trafik e të kenë pajisjet e dimrit.

Shifra alarmante janë dhënë sot nga Policia, ku është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit janar, dhjetë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në aksidente trafiku, kanë humbur jetën katër shoferë, tre pasagjerë dhe tre këmbësorë.

“MOS SHPEJTO, FAMILJA TË PRET! Gjatë muajit janar 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 10 persona në aksidente të trafikut!

Gjatë muajit janar 2021 në aksidente të trafikut kanë humbur jetën 4 shoferë, 3 pasagjerë dhe 3 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Për 24 orë 37 aksidente, mbi 1100 tiketa të shqiptuara e 9 të arrestuar

Në ndërkohë sipas statistikave Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i aksidenteve në vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor të vitit kaluar është 11 mijë e 976, prej tyre 4 mijë e 711 me të lënduar, dhe 7 mijë e 198 vetëm me dëme materiale.

RAPORTO