Shifra alarmante, 81 aksidente për 24 orë

07.08.2019 / Kronika
Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së marët kanë ndodhur 81 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, ndërsa 30 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 51 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1479 tiketa trafiku, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 34 arrestime.
Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 24 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

Të fundit
4 orë më parë / Kronika
Brenda 24 ore – 50 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet dhe afro 800 tiketa trafiku