Dy persona në Shirokë ofenduan zyrtarët policor pasi i ndaluan për mosrespektim të masave anti-COVID

25.03.2021

Në mëngjesin e së mërkurës në Shirokë të Suharekës, Policia e Kosovës në Suharekë ka ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit nuk i kishte respektuar masat anti-COVID. Në momentin që policia ka filluar t’i shqiptojë tiketën për mosvendosjen e maskës, njëri nga të ndaluarit ishte revoltuar dhe ka ofenduar zyrtarët policorë. Lajmin për SuharekaOnline […]

Dy persona në Shirokë ofenduan zyrtarët policor pasi i ndaluan për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Në mëngjesin e së mërkurës në Shirokë të Suharekës, Policia e Kosovës në Suharekë ka ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit nuk i kishte respektuar masat anti-COVID.

Në momentin që policia ka filluar t’i shqiptojë tiketën për mosvendosjen e maskës, njëri nga të ndaluarit ishte revoltuar dhe ka ofenduar zyrtarët policorë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka bër të ditur se dje rreth orës 09:30 në Shirokë, policia ka ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit nuk i kishte respektuar masat anti-COVID dhe poashtu kishte prishur rendin dhe qetësinë publike, duke shtuar se ne automjetin e ndaluar nga policia kanë qenë dy persona.

Osmanollaj tutje ka thën se një person është proceduar për shkak të mosmbajtjes së maskës, bashkë me të edhe deshmitari i rastit, ku pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Rasti në Polici është hapur si “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.