Shantazhojnë një të mitur përmes rrjeteve sociale, arrestohen dy persona të dyshuar nga Greikoci i Suharekës

24.11.2020

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar nga fshati Greikoc të Suharekës. Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar të mitur pasi që të njëjtit përmes një profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar viktimës  (i mitur) 150 € në mënyrë që të mos ia publikojnë disa foto komprometuese, […]

Shantazhojnë një të mitur përmes rrjeteve sociale, arrestohen dy persona të dyshuar nga Greikoci i Suharekës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar nga fshati Greikoc të Suharekës.

Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar të mitur pasi që të njëjtit përmes një profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar viktimës  (i mitur) 150 € në mënyrë që të mos ia publikojnë disa foto komprometuese, njofton SuharekaOnline.

Sipas burimeve të SuharekaOnline thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.