Semetisht, një person tenton të vetvritet me medikamente

Një person ka tentuar të bëjë vetvrasje duke përdorur sasi të madhe të medikamenteve.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj i cili ka bërë të ditur se dje rreth orës 10:10 minuta një person (mashkull) nga fshati Semetisht ka tentuar të bëjë vetvrasje duke konsumuar sasi të madhe të medikamenteve.

Gjithashtu, Osmanollaj ka bërë të ditur se pas konsumimit të shumtë të medikamenteve, viktima është dërguar në QKMF e Suharekës për tretman mjekësor.

Më pas i njëjti është transferuar në spitalin rajonal të Prizrenit me autoambulancë për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.

Mjekët kujdestarë kanë bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka treguar se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje.

Gjithashtu, ai ka thënë se për momentin nuk dihen rrethanat e as motivet e rastit në fjalë. Në konsultim me prokurorn dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

RAPORTO