Samadraxhë: Sulmohet polici me kaçavidë gjatë kryerjes së detyrës

06.11.2019

Sot më datën 6 nëntor rreth orës 8 të mengjesit një patrull e Policisë së Kosovës gjersa ishte duke zbatuar urdhërin e gjykatës për prurjen e një personi para Gjykatës ka hasur në rezistencë. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar shefi i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit, […]

Samadraxhë: Sulmohet polici me kaçavidë gjatë kryerjes së detyrës Foto: Ilustrim

Sot më datën 6 nëntor rreth orës 8 të mengjesit një patrull e Policisë së Kosovës gjersa ishte duke zbatuar urdhërin e gjykatës për prurjen e një personi para Gjykatës ka hasur në rezistencë.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar shefi i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Personi në fjalë nuk i ishte përgjigjur ftesës së gjykatës për paraqitje me ç’rast është parë e nevojshme intervenimi i policisë.

Mirëpo gjatë intervenimit të policisë i dyshuari sulmon një zyrtar policor me kaçavidë duke i shkaktuar lëndime të lehta. Më pastaj i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.