Një person i lënduar nga një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Suharekës

27.04.2021

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Me këtë rast drejtuesi i automjetit gjatë qarkullimit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar dhe është rrokullisur. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ndër tjera ka […]

Një person i lënduar nga një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Suharekës Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast drejtuesi i automjetit gjatë qarkullimit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar dhe është rrokullisur.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ndër tjera ka treguar se njësitet kompetente policore kanë kryer procedurat e vendshiqimit për të hetuar shkaktarët e mundshëm të aksidentit.

“Në orët e pasditës (rreth 14:30) është pranuar një informatë për një aksident trafiku në autostradë afër Suharekës.

Njësitet për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë kanë shkuar në lokacion dhe është raportuar se në këtë aksident është perfshirë një veturë. Sipas informacioneve fillestare vozitësi gjatë qarkullimit ka humb kontrollin mbi automjetin (është vetaksidentuar) dhe ështe rrokullisur.

Janë informuar ekipet relevante, drejtuesi si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësitet kompetente policore kanë kryer procedurat e vendshiqimit për të hetuar shkaktarët e mundshëm të aksidentit”.