Rritja e rasteve me Coronavirus, policia dënon 1,117 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

06.11.2020

Kosova dje ka regjistruar numër rekord të rasteve me Coronavirus, nga IKSHPK-ja kanë njoftuar se nga 1,617 testime kanë rezultuar 661 raste të reja me viruisn Korona. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kjo rritje është shqetësuese. Masat mbrojtëse që janë të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, nuk po […]

Rritja e rasteve me Coronavirus, policia dënon 1,117 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Kosova dje ka regjistruar numër rekord të rasteve me Coronavirus, nga IKSHPK-ja kanë njoftuar se nga 1,617 testime kanë rezultuar 661 raste të reja me viruisn Korona.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kjo rritje është shqetësuese.

Masat mbrojtëse që janë të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, nuk po i respektojnë shumë qytetar të vendit.

Një gjë e tillë shihet nga raporti i Policisë së Kosovës e cila ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë ka dënuar 1,117 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, njofton SuharekaOnline.

IKSHPK-ja vazhdimisht apelon qytetarët që të vendosin maskat, të mbajnë distancë dhe higjienën personale, sepse virusi është kudo dhe të gjithë jemi të rrezikuar.