Rritet numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, të enjten u dënuan mbi 1 mijë qytetarë

30.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Pavarësisht kësaj, numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID në 24 orëshin e fundit […]

Rritet numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, të enjten u dënuan mbi 1 mijë qytetarë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rënie, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID në 24 orëshin e fundit ka shënuar rritje të dukshme duke i krahasuar me ditët e kaluara.

Të enjten, Policia e Kosovës ka gjobitur plotë 1,013 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ani pse institucionet shëndetësore po vazhdojnë duke bërë thirrje që qytetarët të bartin maskën, mbajnë distancën dhe higjienën personale.

Ndryshe në 24 orëshin e kaluar në Kosovë janë konfirmuar 269 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 4 në Komunën e Suharekës dhe janë regjistruar 9 viktima nga ky virus.