Rritet numri i aksidenteve, të hënën regjistrohen 55 të tilla, një me fatalitet

20.04.2021

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se në ditën e parë të kësaj jave numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me ditët paraprake. Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. […]

Rritet numri i aksidenteve, të hënën regjistrohen 55 të tilla, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se në ditën e parë të kësaj jave numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me ditët paraprake.

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 19 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shquiptuar edhe 1,099 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Rikujtojmë se të dielën në Kosovë kanë ndodhur 22 aksidente dhe janë shqiptuar 879 tiketa trafiku.