Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 73, një me fatalitet

08.05.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 73 aksidente trafiku. Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa, 27 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 45 të tjera me dëme […]

Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 73, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 73 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 27 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,300 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të premten policia ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, poashtu 4 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 13 të tjerë në mbajtje.