Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 62 të tilla, një me fatalitet

Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 62 të tilla, një me fatalitet
Eurolinda Zenelaj

08.04.2021 / Kronika

Si çdo ditë tjetër edhe dita e mërkurë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdoherë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në të gjithë vendin kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, ku kanë njoftuar se fatkeqësisht njëra ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, 22 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia në ditën e tretë të kësaj jave ka shqiptuar edhe 1,067 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të mërkurën poashtu, policia ka arrestuar edhe 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve tre janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 8 të tjerë në mbajtje.

RAPORTO