Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 61 të tilla

Ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia gjatë ngasjes së automjeteve, mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave janë disa nga arsyet e aksidenteve të shumta në trafik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në tërë vendin kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, prej të cilave 25 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

E për të parandaluar aksidentet e mundshme në trafik Policia e Kosovës vazhdimsiht shqipton gjoba.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë policia ka shqiptuar 1,318 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjithashtu, Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka arrestuar edhe 21 persona prej të cilëve 4 janë në vujatje të dënimit dhe 11 të tjerë janë në mbajtje.

RAPORTO