Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 58 të tilla

23.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe rasteve të tjera të raportuara nga qytetarët, shkruan SuharekaOnline. Policia e Kosovës […]

Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 58 të tilla Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe rasteve të tjera të raportuara nga qytetarët, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar edhe 39 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së hënë policia ka shqiptuar 877 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit poashtu kanë arrestuar edhe 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve dy janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 15 të tjerë në mbajtje.