Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 57, një me fatalitet

23.02.2021

Java e fundit e muajit shkurt ka filluar me shumë aktivitete për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i madh i aksidenteve dhe gjobave në trafik. Gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, […]

Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë regjistrohen 57, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Java e fundit e muajit shkurt ka filluar me shumë aktivitete për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i madh i aksidenteve dhe gjobave në trafik.

Gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 14 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar edhe 42 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu në 24 orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1314 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.