Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë 70 të tilla, mbi 1000 tiketa trafiku e 17 të arrestuar

29.06.2021

Dita e hënë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me […]

Rritet numri i aksidenteve, për 24 orë 70 të tilla, mbi 1000 tiketa trafiku e 17 të arrestuar Foto: Ilustrim

Dita e hënë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 18 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale. 

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 1084 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të hënën Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dy në ndalim policor ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.