Rritet numri i aksidenteve në trafik, vetëm të martën regjistrohen 56 të tilla

Rritet numri i aksidenteve në trafik, vetëm të martën regjistrohen 56 të tilla
Eurolinda Zenelaj

28.04.2021 / Kronika

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës ndër tjerash, kanë bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje, duke krahasuar me ditët e kaluara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë në vendin tonë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, në ditën e dytë të kësaj jave, policia ka shqiptuar edhe 1,309 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe janë arresstuar 17 të tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 14 janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO