Rritet numri i aksidenteve në trafik, vetëm gjatë ditës së martë regjistrohen 56 të tilla

Rritet numri i aksidenteve në trafik, vetëm gjatë ditës së martë regjistrohen 56 të tilla

Edhe dita e dytë e kësaj jave ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarje tjera të raportuara në polici.

Gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë ndodhur 56 aksidente trafiku prej të cilave, 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, në 24 orëshin e fundit fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës gjatë ditës së martë ka shqiptuar 1,448 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjithashtu, policia në 24 orëshin e fundit ka arrestuar edhe 31 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 21 janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO