Rritet numri i aksidenteve, mbi 80 të tilla vetëm në 24 orët e fundit

23.11.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 85 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 31 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 54 të tjera me dëme […]

Rritet numri i aksidenteve, mbi 80 të tilla vetëm në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 85 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 31 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 54 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 426 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 21 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.