Rritet numri i aksidenteve, brenda tre dite mbi 170 aksidente trafiku, 5 prej tyre me fatalitet

26.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, dy prej tyre me […]

Rritet numri i aksidenteve, brenda tre dite mbi 170 aksidente trafiku, 5 prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, 14 me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre tre ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 147 aksidente.

Prej 147 aksidenteve, fatkeqësisht 5 përfunduan me fatalitet, 67 me të lënduar dhe 102 me dëme materiale.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 23 maj deri më 25 maj.

Më 24 maj është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 69 aksidente, prej tyre dy me fatalitet ndërsa 30 me persona të lënduar dhe 37 me dëme materiale.

DataNr. i aksidenteveMe të lënduarMe dëme materialeMe fatalitet
23 maj4923251
24 maj6930372
25 maj5614402
TOTAL174671025