Rritet numri i aksidenteve, 51 aksidente për 24 orë

17.09.2019

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orë. Ajo që vërehet , është numri i lartë i aksidenteve, më shumë se ditëve tjera. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente në komunikacion, 24 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 27 të tjerë raportohet vetëm […]

Rritet numri i aksidenteve, 51 aksidente për 24 orë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orë.

Ajo që vërehet , është numri i lartë i aksidenteve, më shumë se ditëve tjera.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente në komunikacion, 24 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 27 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1360 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 28 persona, 18 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.