Rrezet e Diellit përpos borës “shkrijnë” edhe asfaltin e kryetarit Bali Muharremaj!

24.01.2019

Për shkak të cilësisë së dobët dhe mos mbikqyrjës së duhur të cilësisë së asfaltit dhe bazës ku është asfaltuar nga autoriteti i komunës për mbikqyrje të ekzekutimit të punimeve, rruga e shtruar para dy muajve nuk ka mundur ta përballojë borën e parë të këtij viti. Dëmtimi kaq i madh i asfaltit ende pa […]

Rrezet e Diellit përpos borës “shkrijnë” edhe asfaltin e kryetarit Bali Muharremaj! Foto: Ilustrim

Për shkak të cilësisë së dobët dhe mos mbikqyrjës së duhur të cilësisë së asfaltit dhe bazës ku është asfaltuar nga autoriteti i komunës për mbikqyrje të ekzekutimit të punimeve, rruga e shtruar para dy muajve nuk ka mundur ta përballojë borën e parë të këtij viti.

Dëmtimi kaq i madh i asfaltit ende pa kaluar tre muaj sigurisht që është garanc që në një të ardhme të afërt kjo rrugë do të bëhet e pakalueshme.

Kjo rrugë përveç cilësisë së dobët është punuar edhe në mënyrë të dyshimtë meqenëse po e njëjta nuk e ka qenë e planifikuar pavarësisht nevojës së qytetarëve, çfarë ka bërë që aty të ndërhyhet shkel e shko.

Këtë e ka raportuar Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një njoftimi në Facebook.