Rrahu nënën dhe kanosi verbalisht babain, arrestohet qytetari nga Suhareka

05.04.2021

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë jo të rralla, për të cilat raportohet pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës. Një rast i tillë është raportuar edhe të dielën në Policinë e Kosovës në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se dje (e dielë) në polici është […]

Rrahu nënën dhe kanosi verbalisht babain, arrestohet qytetari nga Suhareka Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë jo të rralla, për të cilat raportohet pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Një rast i tillë është raportuar edhe të dielën në Policinë e Kosovës në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se dje (e dielë) në polici është raportuar se një i dyshuar ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e që si pasojë viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Gjithashtu është bërë e ditur se i dyshuari ka kanosur verbalisht edhe babain e tij, duke ia dëmtuar edhe veturën me mjet të fortë.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.