Rrahu femrën me të cilën bashkëjeton, arrestohet qytetari nga Suhareka

Rastet e dhunës në familje kanë qenë të shpeshta gjatë vitit të kaluar, mirëpo raste të tilla po raportohen pothuajse çdo ditë edhe këtë vit.
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Suharekës të hënën rreth orës 12:35.
Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.