Rrahje shkaku një mosmarrëveshjeje në komunikacion, katër të arrestuar në Prizren

Katër persona janë përfshirë në rrahje, shkaku i një mosmarrëveshje në komunikacion.

Rrahja ka ndodhur në rrugën “William Walker” në Prizren.

“Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete”, njofton Policia e Kosovës.

“ Lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”.

RAPORTO