Rrahje në Suharekë, përdoren edhe armë

10.07.2019

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë. Personat që janë përfshirë në rrahje kanë përdorë edhe armë, sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:10 në Suharekë.  “Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka […]

Rrahje në Suharekë, përdoren edhe armë Foto: Ilustrim

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Suharekë.

Personat që janë përfshirë në rrahje kanë përdorë edhe armë, sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:10 në Suharekë. 

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti dhe më pas njëri prej të dyshuarve ka shtënë në ajër me një armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjës policia ka gjetur dhe një pistoletë më 12 fishekë, dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

“Te të dyshuarit dhe vendi i ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me 12 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm”.

“Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.