Rrahje në Suharekë, ndërhyn policia arreston 2 persona

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se të dielën në Suharekë është raportuar një rrahje në mes të dy personave.

Sipas raportit thuhet se rreth orës 15:40 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar njëri tjetrin duke shkaktuar kështu lëndime trupore.

Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.