Rrahja në Sopijë, arrestohen 4 persona dhe konfiskohet një revole

16.01.2021

Një rrahje masive raportohet të ketë ndodhur të premtën rreth orës 16:28 në fshatin Sopijë të Suharekës, nga e cila tre persona kanë marr lëndime trupore. Rasti është konfirmuar për SuharekaOnline edhe nga zyra për media e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit. Ku bëhet e ditur se pas një mos marrëveshje shtatë të […]

Rrahja në Sopijë, arrestohen 4 persona dhe konfiskohet një revole Foto: Ilustrim

Një rrahje masive raportohet të ketë ndodhur të premtën rreth orës 16:28 në fshatin Sopijë të Suharekës, nga e cila tre persona kanë marr lëndime trupore.

Rasti është konfirmuar për SuharekaOnline edhe nga zyra për media e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Ku bëhet e ditur se pas një mos marrëveshje shtatë të dyshuarit janë rrahur mes vete ku njëri nga të dyshuarit ka drejtuar revolen në drejtim të një tjetër të dyshuari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar revolen në fjalë.

Lidhur me rastin në fjalë SuharekaOnline mëson se janë arrestuar katër persona të dyshuar njëri prej tyre i mitur.

”Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i moshës së mitur dërgohet në mbajtje për 24 orë” thuhet në raportin e policisë.