Rrahet një grua nga burri i saj në Suharekë, pas intervistimit i dyshuari lirohet nga policia

Rrahet një grua nga burri i saj në Suharekë, pas intervistimit i dyshuari lirohet nga policia
Eurolinda Zenelaj

25.02.2021 / Kronika

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga çështjet më shqetësuese, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në mbarë botën.

Një rast i tillë është raportuar të mërkurën rreth orës 18:00 në Policinë e Suharekës nga një femër e cila ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shkruan SuharekaOnline.

Si pasojë e dhunës fizike viktima është lënduar dhe e njejta ka marrë tretmanin mejkësor.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit