Aktuale

Reshtan: Arrestohet pasi që zihet duke vjedhur ari

Ilustrim

Një i dyshuar për vjedhje është arrestuar dje në Suharekë, saktësisht në fshatin Reshtan.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në fshatin Reshtan të Suharekës një burrë 39 vjeçar A.K. (emër i njohur për redaksinë) ka vjedhur stoli ari në një shtëpi dhe i njëjti është arrestuar.

Arrestimin e A.K. për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi.

Burime të portalit bëjnë të dtirur se ne prezencën e avokatit është biseduar edhe me djalin e A.K, 13 vjeçarin D.K .

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte arritur të depërtojë në shtëpinë e viktimës dhe të vjedhë stoli ari.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.