Reshjet e para të borës, policia bën apel tek qytetarët që të shtohet kujdesi gjatë vozitjes

03.12.2019

Sot në Kosovë kanë filluar reshjet e para të borës, ku në disa qytete tashmë është zbardhuar edhe toka. Ndërsa për shkak të reshjeve të borës, Policia e Kosovës ka bërë apel për qytetarët që të kihet kujdes më të shtuar gjatë vozitjes që bëjnë në këto ditë të ftohta me borë e madje gjatë […]

Reshjet e para të borës, policia bën apel tek qytetarët që të shtohet kujdesi gjatë vozitjes Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë kanë filluar reshjet e para të borës, ku në disa qytete tashmë është zbardhuar edhe toka.

Ndërsa për shkak të reshjeve të borës, Policia e Kosovës ka bërë apel për qytetarët që të kihet kujdes më të shtuar gjatë vozitjes që bëjnë në këto ditë të ftohta me borë e madje gjatë mesit të muajit pritet të ketë acar edhe më të fortë duke krijuar ngrica e mjegull gjë që e bënë më të vështirë drejtimin e automjetit.

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka shkruar se veturat duhet të kenë pajisjet dimërore dhe kjo është kërkuar që nga 15 nëntori e deri më 15 mars.

Ky është shkrimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Nga data 15 nëntor deri me 15 mars, kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.

Apelojmë për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës.