Reshjet e borës rrisin numrin e aksidenteve, brenda 24 ore 71 të tilla, prej tyre 1 me fatalitet

04.12.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 71 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 31 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 39 të tjera ishin me dëme materiale. Po […]

Reshjet e borës rrisin numrin e aksidenteve, brenda 24 ore 71 të tilla, prej tyre 1 me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 71 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 31 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 39 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 942 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 persona janë në vuajtje të dënimit.