Refuzohen ankesat e të akuzuarve për rastin e veteranëve të rrejshëm

Refuzohen ankesat e të akuzuarve për rastin e veteranëve të rrejshëm

Departamenti Special i Gjykatës se Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të akuzuarve A. Ç., N. L., S. H., Sh. D., Ç. G., Sh. B., Rr. B., F. F., S. E. dhe F. Sh.

Sipas Apelit, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 19.06.2019, mbetet në fuqi. 

“Të gjithë këta po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale” Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “. Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë, ka vlerësuar dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se kundërshtimet janë të pabazuara dhe se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin procedural , për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, ndërsa tani nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të cilat mund të hedhet aktakuza”, thuhet në komunikatë.

RAPORTO