Raporti Policor: Për 24 orë në Kosovë, 26 aksidente dhe 26 arrestime

01.03.2019

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 26 aksidente në trafik, po ashtu ndodhën 26 arrestime, dhe u shqiptuan 1387 tiketa trafiku. Policia e Kosovës, raportoi se për 24 orë kanë ndodhur 26 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 5 aksidente ishin […]

Raporti Policor: Për 24 orë në Kosovë, 26 aksidente dhe 26 arrestime Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 26 aksidente në trafik, po ashtu ndodhën 26 arrestime, dhe u shqiptuan 1387 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës, raportoi se për 24 orë kanë ndodhur 26 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 5 aksidente ishin me të lënduar dhe 21 aksidente ishin me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1387 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 26 arrestime.

Policia e Kosovës, 12 persona i dërgoi në mbajtje dhe 5 persona janë në vuajtje të dënimit.