Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, të martën 42 aksidente dhe 1380 gjoba

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 42 aksidente trafiku, prej të cilëve 16 kanë qenë me të lënduar dhe 26 të tjera vetëm me dëme materiale.

Për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1380 tiketa trafiku.

Gjatë ditës së djeshme, policia njofton se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 19 persona, 9 janë dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.