Qytetari nga Suhareka sulmohet brutalisht nga 3 persona në Prizren, shkak mosmarrëveshjet për pronë

24.01.2022

Viktima L.M u sulmua pamëshirshëm nga tre burra, derisa ishte në veturën e tij. Gjithë sulmi ndaj tij, sipas burimeve të Sinjalit ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë që kishin palët mes vete. Në pamjet ekskluzive të siguruara nga kamerat e sigurisë të vendosura në një nga objektet në afërsi të vendit ku ka […]

Qytetari nga Suhareka sulmohet brutalisht nga 3 persona në Prizren, shkak mosmarrëveshjet për pronë Foto: Ilustrim

Viktima L.M u sulmua pamëshirshëm nga tre burra, derisa ishte në veturën e tij. Gjithë sulmi ndaj tij, sipas burimeve të Sinjalit ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve për pronë që kishin palët mes vete.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga kamerat e sigurisë të vendosura në një nga objektet në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja, shihet gjithë sulmi brutal që pësoi qytetari nga Suhareka.

Derisa njëri nga të dyshuarit e sulmonte pamëshirshëm me një shufër, i dyshuari tjetër thoshte “theja kamtë”, duke tentuar që ta sulmojnë viktimën edhe me thikë.

Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti shkon te vetura prapa veturës së viktimës dhe e merr një shufër tjetër, për t’i dalë në “ndihmë” mikut që sulmonte brutalisht viktimën.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se deri më tani një person është ndaluar, ndërkaq dy të tjerë janë në kërkim nga Policia.