Qytetari nga Suhareka ofendon e kërcënon zyrtarin policor brenda stacionit

Qytetari nga Suhareka ofendon e kërcënon zyrtarin policor brenda stacionit

Në mbrëmjën e së dielës një qytetar nga Suhareka ka ofenduar dhe kërcënuar një zyrtar policor në stacionin policor në Suharekë.

Në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë në mbrëmjen e së dielës, pas orës 20:00, një qytetar ka ofenduar dhe kërcënuar një zyrtar policor në stacionin policor në Suharekë.

Burime të SuharekaOnline brenda stacionit policor në Suharekë e kanë konfirmuar rastin në fjalë, ku kanë bërë të ditur se një person ka hyrë në stacionin policor duke kërkuar dokumentacionet e kushëririt të tij, të cilit ia kishin marrë njësiti i policisë rrugore në magjistralen Suharekë-Prizren.

Nga Policia e Suharekës kanë bërë të ditur se pas rastit policia ka shkuar tek shtëpia e tij, por se të njëjtin nuk e kanë gjetur aty.

Burime të SuharekaOnline brenda policisë kanë thënë se kanë biseduar me vëllaun e personit në fjalë (emër i njohur për policinë) dhe se i njëjti ka deklaruar se vëllau i tij do të vetdorëzohet gjatë ditës së sotme (e hënë), por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi personi i cili ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarin policor nuk është paraqitur në stacionin policor në Suharekë.

RAPORTO